.
×

E pabesueshme: Alibaba për 2 minuta bën shitje 1 miliard dollar!



 

Në Kinë sot është “Single Day” që njihet edhe si dita ku bëhet treg më së shumti në botë gjatë një viti. Kjo ditë është e ngjashme me ditën e famshme amerikane “E premtja e zezë” çmimet bien shumë në lirim.

Gjiganti i shitjes online, Alibaba e ka thyer rekordin e tregut duke bërë shitje marramendëse.

Ne vetëm dy minutat e parë, Alibaba ka fituar më shumë se 1 miliard dollar nga porosit online. Pas 40 minutash vlera e fitimeve ishte 7.5 miliard dollarë për kompaninë.

Këto fitime janë llogaritur vetëm nga porositë e bëra nga mobilat. Pas 1 ore, 8.6 miliardë dollarë ishte vlera e fitimit për Alibabën.

Kompania synon që të thyej gjitha rekordet e mundshme pasi të bëj bilancin e kësaj dite.