.
×

E lëmë këtë punë pas festës së Kurban Bajramit!



Presidentja, Atifete Jahjaga, ka përfunduar edhe një raund takimesh me liderët e subjekteve politike, pa rezultate konkrete rreth mundësisë për tejkalimin e krizës politike.

Pas takimeve presidentja ka sugjeruar që liderët të japin propozimet e tyre për tejkalimin e krizës dhe më pas të realizohen takime të përbashkëta.

Një gjë e tillë është mbështetur edhe nga kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, mirëpo liderët e subjekteve të tjera politike janë deklaruar të palëkundur nga qëndrimet e tyre rreth për mundësitë e gjetjes së një zgjidhje, me përjashtim të liderit të Nismës i cili nuk e përjashtoj bashkëpunimin me PDK-në me qëllim të gjetjes së një zgjidhje. (Zeri