.
×
auto_Pranvera_Ejupi1484036876

E lë Gjermaninë, kthehet të kontribuojë në Kosovë



Disa vjet më parë kishte qenë një sportiste e suksesshme e atletikës kosovare, por karrierën për 20 vjet e zhvilloi në Gjermani. Pasi mori nënshtetësinë gjermane, kosovarja Pranvera Ejupi-Hajzeraj, u kthye në Kosovë për të kontribuuar për vendin e saj të lindjes. Ajo ka një apel për institucionet vendore, që të krijohet hapësirë edhe për kthimin e kuadrove shqiptare nga diaspora, shkruan sot, gazeta Zeri.

Është kthyer në vendlindjen e saj pas më shumë se 20 vjetësh kur kishte emigruar me prindërit drejt Gjermanisë. Pranvera Ejupi-Hajzeraj zgjodhi Kosovën për të vënë në dispozicion njohuritë e saj, duke lënë kështu pas karrierën e saj në Gjermani.

E familjarizuar me kulturën dhe vendin gjerman, vendimi për t’u kthyer në vendin e lindjes për Ejupi-Hajzeraj nuk do të jetë i lehtë. Madje, në kohën kur të rinjtë kosovarë po përdorin edhe rrugë nga më të ndryshmet përfshirë dhe ato ilegale për të braktisur vendin, ajo ishte e bindur se do t’ia dalë dhe nuk ngurroi të kthehet në Kosovë. Ka gjashtë vjet që Ejupi- Hajzeraj po kontribuon në reformimin dhe zhvillimin e sistemit të drejtësisë në vend në kuadër të projektit “Reforma juridike dhe administrata publike”, e cila po zbatohet përmes organizatës gjermane “GIZ”.Image

Si shumë familje kosovare që u detyruan gjatë viteve të 90-ta të braktisin Kosovën për shkak të përndjekjeve politike dhe krizës sociale, kohë kjo kur shqiptarët largoheshin nga vendet e tyre të punës prej sistemit serb me të vetmin motivacion se ishin shqiptarë, edhe familja e Pranvera Ejupit-Hajzeraj do të emigronte. Kjo do të ndikojë që ajo të ketë ndjeshmëri dhe më të madhe ndaj vendlindjes së saj..