.
×

“E la varrin e djalit që dha jetën në luftë, iki në Gjermani” (Video)



Arianit Sallauka, që jeton në Gjermani, thotë se sot ka përjetuar një moment prekës.

Në një video që e ka postuar në profilin e tij në Facebook, thekson se në një objekt të braktisur të shndërruar në strehimore, takon një shqiptar që tash vonë ka ikur nga Kosova.

“Qka um ka ba vaki sod… Lot nuk kom mujt me i nal”, shkruan Sallauka.

Sipas tij, ky shqiptar thotë se tërë Gjermania nuk ka vlerë për të, përderisa ka lënë varrin e djalit në Kosovë, që e kishte dhënë jetën për lirinë e Kosovës.

Për më shumë, shikojeni videon që ai e ka postuar. KLIKO VIDEO