.
×

E ky flamur a ishte provokim për shqiptarët? (Foto)



Në sekondën e tetë të ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë, në tribunën qendrore të stadiumit është shfaqur një flamur i Serbisë që bë brendi mbante mesazhin: “Kosova është Serbi”.

 Serbia është arsyetuar se tifozët hynë në fushë për t’u ballafaquar me futbollistët shqiptarë pasi u ndjenë të “provokuar” nga flamuri i Shqipërisë së Madhe që valoi mbi stadiumin e Partizanit në Beograd me ndihmën e një fluturake të dirigjuar.

Mirëpo, në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale shihet se menjëherë pas fillimit të duelit të së martës mbrëma, më saktësisht në sekondën e tetë, në tribunën qendrore u shfaq një flamur i Serbisë që bë brendi mbante mesazhin: “Kosova është Serbi”.

E ky flamur a ishte provokim për shqiptarët?