.
×

E konfirmon Policia: Është duke u zhvilluar një aksion i madh në territorin e Kosovës



Botapress 24 Korrik – Një aksion i madh në tërë territorin e Kosovës është duke u mbajtur nga Policia e vendit.Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë, e ka konfirmuar për Gazeta Blic, se është duke u realizuar një aksion i madh nga ana e Policisë, por që nuk ka dhënë detaje tjera.

Krasniqi ka thënë se nuk mund të flas për detaje dhe për arsyen e këtij aksioni, për shkak që siç ka thënë ai mund të ketë implikime gjatë kryerjes së tij.

Krasniqi ka thënë se shumë shpejt pritet të përfundojë ky aksion dhe do të dalin me komunikatë për media.“Po, mund ta konfirmoj që është duke u ndërmarrë një aksion. Kaq tani për tani, pasi që nuk mund të jap informata tjera, për shkak se mund të ketë dëmtime në aksion. Shumë shpejt pritet të përfundojë dhe do të dalim me komunikatë për media”, ka thënë zëdhënësi Bajram Krasniqi për Gazeta Blic.