.
×

E konfirmon BE: Edhe Mogherini do të jetë pjesë e takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin



Edhe shefja e diplomacisë së BE-së, Fredeica Mogherini do të marrë pjesë në takimin e përfaqësuesve të lartë të Ballkanit Perëndimor në fund të këtij muaji në Berlin.

Nën organizimin e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit të Francës, Emanuel Macron ky takim do të zhvillohet me datën 29 prill.“Shefja e diplomacisë së BE-së Frederica Mogherini do të marrë pjesë në këtë takim”, ka thënë një burim i Tanjugut serb në Bruksel.

Gjithashtu nuk është bërë e ditur për pikat e rendit të ditës së takimit, por pritet që bisedimet të zhvillohen për forcimin e stabilitetit dhe prosperitetit në rajon dhe më gjerë.Në këtë takim do të marrin pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.