.
×

E jep Gattuso lajmin e madh për rikthimin e Ibrahimovic



Në konferencën e sotme për shtyp para ndeshjeve të Europa League, trajneri i Milanit ka komentuar edhe spekulimet e ditës mbi një rikthim senzacional të Zlatan Ibrahimovic në San Siro, transmeton Sovranmi.info.

Në fakt tekniku nuk e ka mohuar një mundësi të tillë.

“Sot është ditëlindja e tij dhe dua t;a uroj shumë. Sa i përket pyetjes tuaj, unë flas vetëm për lojtarët që i kam në dispozicion prandaj shkoni dhe pyesni Maldinin dhe Leonardon. Gjithsesi Ibra edhe pse ka 37 vite ai po vazhdon të shënojë shumë gola.”, ka deklaruar Gattuso.