.
×

E jashtëzakonshme: Çfarë pritje për Torres!



Fernando Torres është kthyer aty ku e nisi karrierën. Sulmuesi spanjoll edhe zyrtarisht është prezantuar te Athletico Madrid. Prezantimi i tij ka qenë një nga spektakolarët në futboll.

43 mijë tifozë e kanë pritur në stadiumin “Vicente Calderon” ku atmosfera dukej e njëjtë si në festën e titullit të kampionit. Rreth 20 minuta pa ndërprerë tifozët i kanë kënduar këngë Torresit duke e emocionuar atë.”El Nino-El Nino” brohoriste Madridi sot.

“Nuk mund ta përshkruaj këtë. Nuk e kam pritur një gjë të tillë. Nuk ka gjë më të mirë se sa të rikthehem te një skuadër kampionësh. Ne jemi kampionët dhe unë po ndihem kampion në mesin ekëtij grupi. Ndihem i emocionuar për këtë pritje” ka thënë Torres./Indeksonline/