[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

E gjithë shoqëria progresive dhe i gjith elektorati i shpërndarë heret, duhet ti kthehen LDK -së sërish



Pati shumë budallëllëqe që nga paslufta. Të gjitha këto shfaqen kur situatat janë të rënduara. Kur e tër bota e qytetruar merret me punët kryesore të ditës, siq është sot virusi famkeq. Këtu te ne duhet të merresh edhe me punët tjera.

Në Kosovë, qysh heret u shfaqen prirjet që ti imponohet sistemit demokratik të shumicës individualizmi, planprogramet klanore të grupeve të emigracionit. E tër kjo për ti diktuar dhunën pluralizmit politik në Kosovë, si alfa dhe omega e lirive demokratike njerëzore. Në emër të kytyre programeve të nacionalizmit individual, ngadhnjeu fashizmi. Demokracia ishte ngulfatur, pasojat e së cilës do të kujtohen me qindra vjet.

Nëse i kthehemi gasit lotsjellës në parlamentin e Kosovës, të krijohet pershtypja se kjo ngjarje e shëmtuar ndodhi diku në lashtësi ose mesjetën e hershme, në ato legjendat kalorsiake të Bajlozit me një sy, duke dashur tju imponojnë dhunshëm parlamentit bindjet e veta flakë e tym, duke mos i konsideruar deputetët e barabartë.

Atëherë, sipas kësaj logjike kush mendoi i pari se mund të ndryshoi kreu i Vetvendosjes Albin Kurti, ngjarjet e të cilëve si të tilla ishin krejt para pak kohe. Ishte vazhdimsi e të njejtës ideologji e demagogji paraprake. Sipas këtij mentaliteti, atëherë sdo te duhej të kishim zgjedhje të lira fare që nga pas lufta, duke menduar se këtu është krejtësisht gjjungël e saharë.

Sot, kreu i vetvendosjes, fatkeqsisht, elektoratin e me shum se 70 perqind te partive tjera e konsiderojnë ashtu si muxhahedinët, shqiptarë të ardhur rishtas në këto troje. Dinakria individuale nga ideologjia e këtij lloi, depërton dhe fshehet nëpër tana partitë politike, ku më shumë e ku më pak. Por elektorati është shqiptarë, vullnetmirë e me interes me dergue vendin gjithëherë drejt përparimit e zhvillimit, pasojat e së cilës vetëm ata i vuajnë.
Të gjitha ekseset e ndodhura deri më sot, qofshin edhe vrasje të rënda, kur zbulohen rastësisht, keqbërsit i gjenë në foto me ndonjërin nga liderët e kriminalizuar të partive tona dhe tashmë këto foto janë përditshmëri.

Grupimi i fundit në VV, u bë krejt lesh brenda, herë-herë, si një laborator jo profesional e i infektuar, të dirigjuar anash e me kërcnime. Pikërisht që ta shkatrrojnë LDK -në, pa e ditur simpatizantët e shumtë të cilët punojnë ndershëm me arsyetimin e shëndoshë se po i kundërvihen të keqes uzurpuese individuale e kriminale që ndodhi tash e 20 vjet. Dhe krejt kjo në emër të luftës. Luftëtari i vërtetë nuk e tranon popullin e vet, ja din rëndësinë atij dhe NATO -s kur sonte po festojmë edhe ndërhyrjen e saj.

Dhe tani asht dilema, meqenëse LDK, ska numra si e vetme me mbajtë pushtet e as shtet në këtë pluralizëm, përballë kësaj gjendjeje, atëherë a më mirë duhet të bëhet qeveri me një pjesë nga ata që e zhvaten vendin deri dje e sot, apo me VV e që logjika e tyre perjashtuese, kërcnuese e izoluese nderkomtarisht na vret klinikisht të gjithëve pernjëherë. Atëherë paralizohem edhe si institucione edhe si shtet. E kur ajo ka aq shumë antarë të grupës parë, të PAN -it. Apo që LDK të mos psonte duhej të qëndronte në opozitë për 20 vjet?

Disa krrokama analistësh, disa ish të burgosurish politik e ndonji tjetër, me programet e këti  mentaliteti, e që thirren në do vepra që i kanë e që fatmirsisht i lexojnë veq ata. Kanë një mentalitet të së kaluarës, ende i tjerrin idetë e Enverit.

Disa pleq fanatik të këtij lloji, i gëzohen daljes së çdo partije të re që ti realizojnë planet e tyre djallzore të vjetra. Po presin tan jetën..
Janë të mbushura portalet tona me analist gjithfarësh, të luksit dhe interesit, të veprave shumë të këqija. Shkruajnë edhe me porosi kundër LDK së, dhe Ibrahim Rugovës dhe personaliteteve që kanë mbetur përgjithmonë në histori.

Isa Mustafa nuk e ka fuqinë e Ibrahim Rugovës por sulmohet pikërisht që të shkatrrohet LDK, linqohet nga individ të pa shpresë e që kanë adresë të keqe dhe nga fabrikuesit fallco të internetit me gjithfar emrash të maskuar si LDK. -ista. Përmes tij, ata e fyejnë gjithë elektoratin shumicë të saj, e që të tillët nuk e kanë zgjedhur ate.

Parti e cila dha sprova jetike, fundamentale të lirisë, pavarsisë dhe demokracisë në Kosovë dhe e ka me vete në shumicë, intelegjencen e Kosovës, Akademinë, dhe veprimtarët më të rëndësishëm modern të kohës por edhe ata demokratë të hershëm dhe tër përvojen e pas luftës së dytë botërore. Kjo për tju tregue disave që po kanë qefë ta dinë se kush qenka Mustafa, thuese historia fillon kur kanë lindë ata e organizata e tyre për të cilën shpejt do të dihet se nga doli ajo. Pse spo thonë që Fadil Hoxha ta q’bënte Bujanin, tja qesin “ato gratë e atëhershme” përpara dhe të mos dërgohej me ushtarët e luftës së fundit në varrë. Por këta hallin e kanë krejt diku tjetër..

Eksponent të ndryshëm partishë e dergunë buzë gremines shtetin e Kosovës. LDK e shpëtoi disa herë. Më e rënda ishte kur duhej të hyshë medeomos në kualicion me ta. E gjithë shoqëria progresive dhe i gjith elektorati i shpërndarë, duhet ti kthehen LDK -së sërish, duhet ta ngrisë zërin kundër kësaj të keqeje e sidomos antarsia dhe kuadri i saj profesional e që të kemi shumicen.

Disa po heshtin nga frika se mos po lundron anija me timonjer tjetër dhe u fiken shpresat e interesat personale fatkeqsisht. Por gjatë gjithë historisë, në vështërsi pastrohet dhe krijohet elita pozitive udhëheqse e me interes kombëtarë.

Menu Title