[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“E gëzofshi Audin e re”, pasurimi i dyshimtë i të përfshirëve në skemën e aferës 2 milionëshe (foto)



Para dy ditësh doli skandali i vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga theasri i shtetit.Këto para kishin kaluar nga Thesari i Shtetit përmes katër transaksioneve në llogarinë e kompanisë privat me bazë në Drenas, LDA Grup SHP, me pronarë Kadri e Valon Shala.

Vjedhja nga thesari ka ndodhur në kohën e pauzës së 9 tetorit dhjetë ditë para se të bëhej publik skandali.

Transaksioni ilegal është kryer nga Labinot Gruda, zyrtar i Thesarit të Shtetit sipas Prokurorisë së Shtetit krejt ky proces ka ndodhur brenda 8 minutave.

Gruda ndodhet në paraburgim kurse Kadri e Valon Shala në arrati.Gazeta Insajderi ka zbuluar se pjesa më e madhe e parave apo 1 milionë e 300 mijë euro, nga llogaria e LDA grupit janë shpërndarë në 17 xhirollogari tjera.

300 mijë euro të tjera, siç ka zbuluar Insajderi, nga LDA Group janë transferuar në xhirollogarinë e Gashi Komerce Sh.P.K, një firme private me bazë në Suharekë.Bazuar në regjistrin e të dhënave pranë Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), pronarë të Gashi Komerce Sh.P.K figurojnë Gëzim dhe Mevlide Gashi. Të dy zotërojnë nga 50 për qind të aksioneve të firmës, e cila merret me prodhimin e artikujve të plastikës për ndërtimtari.Tri ditë pas zhdukjes së milionave të Thesarit, secili nga dy djemtë e bashkë-pronarëve të Gashi Komerce Sh.P.K, u bënë pronarë të dy veturave të reja të markës gjermane Audi.

Kështu sugjeron një postim i bashkëshortit të Mevlide Gashit dhe vëllait të Gëzim Gashit, i cili uroi djalin e nipin e tij për blerjen e dy veturave të reja në një sallon automobilësh në Prishtinë.Sipas të dhënave publike, Gashi Komerce Sh.P.K ka deklaruar kapital në vlerë prej 2 mijë eurove, ndonëse firma është regjistruar si biznes më 2014.

Menu Title