.
×

E ëma e Mirsad Ndrecës pyet ku e ka djalin (Video)



Zhvillimet në Kumanovë patën për pjesëmarrës një numër kosovarësh. Ndër ta thuhet të jetë edhe Mirsad Ndreca nga Gjakova, nëna e të cilit thotë se nuk e di ku e ka të birin.

Ajo ngre shqetësimin e një nëne me gjithë teoritë që qarkullojnë për fatin e luftëtarëve të Kumanovës.

Nëna e tij thotë se ka tre muaj që nuk e ka parë djalin e saj.

“Dikush po thotë se disa i kanë mbyt… Na qe dy javë nuk dimë asgjë për të”, thotë ajo për Klan Kosova.

E ëma e tij thotë gjithçka që dinë për të janë thash e thëme, se është zënë në Kumanovë…

Nga ana tjetër, babai i Mirsadit thotë se arsyeja e shkuarjes së të birit është mbrojta e popullit shqiptar atje.

“Si 16-vjeçar ka marrë pjesë në luftë”, thotë ai.