[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

E diela ditë pune në Mitrovicë, reagon Agim Bahtiri



Kohë më parë, kryetari, Agim Bahtiri ka marrë vendim që e diela të jetë ditë pushimi në Mitrovicë, ndërsa tani thotë që koalicioni i fshehtë në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, PDK-LDK, i përkrahur edhe nga disa anëtarë të partive tjera, kanë marrë vendim në Kuvendin Komunal që të punohet të dieleve në Mitrovicë.

Ai tani thotë që tani është në kontakt me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, që ky vendim të anulohet si i paligjshëm.“Po në qoftë MAPL-ja e lë në fuqi vendimin e koalicionit LDK-PDK për të punuar të dieleve, atëherë unë nuk mund ta shkeli ligjin duke refuzuar zbatimin e tij”, u shpreh Bahtiri.

Njoftimi i plotë i Bahtirit:Të nderuar qytetarë të Mitrovicës, e veçarërisht të nderuar punëtorë dhe pronarë të bizneseve.

Në bashkëpunim dhe dakordim me ju, unë kohë më parë kam marrë vendim që e diela të jetë ditë pushimi në Mitrovicë, vendim i cili është mbështetur nga shumica absolute e pronarëve të bizneseve dhe gjithë punëtorët.

Ky vendim i imi iu mundësonte punëtorëve të pushojnë të dielen dhe këtë ditë ta kalonin pranë familjeve të tyre.Mirëpo, koalicioni i fshehtë në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, PDK-LDK, i përkrahur edhe nga disa gulerac të partive që janë në shuarje, kanë marrë vendim në Kuvendin Komunal që të punohet të dieleve në Mitrovicë.Unë jam në kontakt me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, që ky vendim i dëmshëm për qytetarët nga Kuvendi Komunal të anulohet si i paligjshëm.

Po në qoftë MAPL-ja e lë në fuqi vendimin e koalicionit LDK-PDK për të punuar të dieleve, atëherë unë nuk mund ta shkeli ligjin duke refuzuar zbatimin e tij.Të gjithë këtyre që për inati politike kanë marrë dhe po marrin vendime në dëm të qytetarëve, do t’ua kallxojmë vendin në zgjedhjet e ardhshme sikurse më 2013 dhe 2017.

Menu Title