Ka vdekur infermierja e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Merita Gacaferi-Lokaj. Lajmin për vdekjen e Gacaferi-Lokaj e ka dhënë kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj përmes një postimi në Facebook.
“Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta, të infermieres së QKMF-së në Deçan, znj.Merita Gacaferi-Lokaj nga fshati Sllup. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve Lokaj dhe Gacaferi, të gjithë kolegëve dhe atyre që e njohën Meritën”, ka shkruar Ramosaj.