.
×

E dhimbshme: Kosovari humb jetën në vendin e punës në Gjermani



Puna në ndërtimtari për një kosovar në Gjermani ka qenë fatale. Florim Istogu nga fshati Verboc i komunës së Drenasit, ka vdekur në vendin e punës para një jave.

Istogu ishte duke punuar, kur aksidentalisht edhe u lëndua rëndë, duke bërë që ai të vdes në vend. I ndjeri vdiq në moshën 39 vjeçare, duke lënë të pikëlluar familjen dhe miqtë.