[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

E dhimbshme: E hodhi adoleshenten nga ura dhe nuk pendohet



Një vajzë e ka hedhur nga ura në lumë një adoleshente me emrin Jordan, të martën në Moulton Falls të Uashingtonit, ndërsa viktima ka thyer pesë brinjë dhe i është shpuar mushkëria pas rënies.

Mirëpo Taylor Smith, vajza që dyshohet që e hodhi Jordan nuk është penduar, kështu të paktën thonë burime të Metro.uk, transmeton Gazeta Express.

Pavarësisht se kishte bërë rrugë të gjatë për të shkuar deri tek ai lumë, Jordan nuk kishte guxuar të hidhej dhe u kishte thënë miqve të saj se nuk do të hidhej, por më pas Taylor dyshohet se e shtyu e atë nga ura.

Familjarët e Jordan thonë se Taylor nuk kishte ardhur ta vizitonte dhe nuk ndihej keq për atë që kishte bërë, duke rrezikuar kështu jetën e vajzës së tyre.

VIDEO

Menu Title