.
×

E dhimbshme, Drinit 19 vjeç ia mori jetën pakujdesia e mjekëve të QKUK-së



Hafize Elshani –  Një të riut dje mbrëma iu shua jeta nga mos kujdesi i stafit mjekësor.

Drin Leku,  19 vjeç nga fshati Baicë, Komuna e Drenasit, më datën 7 Gusht 2018 ndërroi jetë, për shkak të neglizhences së mjekëve, në Kirurgjinë Abdominale, siç pohuan familjarët.
Familjarët thonë se “para dy viteve Drini ishte operuar për shkak të zorrës qorre dhe diçka nuk kishte shkuar mirë. Ai për dy vite merrte barna, sepse mjekët thonin se është me grip shumë herë. Dje Drini filloi të kishte dhimbje të shumta dhe në repartin e kirurgjisë ndërroi jetë, pasi në operim diçka nuk shkoi mirë”, tha një familjari i tij.
Po ashtu familjarët potencuan që nuk dha askush llogari se çka shkoi keq në operimin e mbrëmshëm, madje ata shtuan se nuk u lejuan as ta shohin.
Në anën tjetër, nga Kirurgjia Abdominale apo nga vetë spitali nuk u dha ndonjë shpjegin rreth rastit në fjalë. Ata thanë “se do të bëhet  autopsia deri nesër dhe atëhere do të themi se çka ka ndodhur me saktë me rastin në fjalë”.
Varrimi i Drin Lekut bëhet nesër rreth ores 13:00, në varrezat e fshatit Baicë.