.
×

E dhimbshme Ariana i lutej Zotit: Shpëtoma babin tim Nazmi Lukajn



 

Nente vjet me pare ndërroi jetë Nazmi Lukaj gazetar, publicist, profesor e intelektual I njohur. Lukaj nuk I perballoi dot nje semundje te rende shkruan Botapress. Ariana, vajza e Nazmiut ne pervjetirin e 9-te amshimit e kujton me keto fjalë babin e saj: 9-të vite,

Zemra ma ndjente, se diçka e keqe mund të ndodhte, por prapë nuk doja ta pranoja.

Nuk u pajtova me sëmundjen e tij, prandaj isha e bindur se do ta përballonte edhe këtë sfidë se e shihja Babin e fortë, se kur  i mori dy seancat e para pesëditore të kimioterapisë, ishte shumë mirë dhe kurrë nuk ka ndodhur që ai të pushojë ndonjë ditë, por vazhdimisht ka qenë në lëvizje.

I fortë ishte deri në momentet e fundit të jetës së tij, prandaj nuk më shkonte mendja se mund të vdiste, vetëm mendoja se i është përkeqësuar pak gjendja, por më 24 janar 2011, të ditës së hënë, rreth orës 17:45,  Babi ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak të Tiranës duke na lënë përjetë të pikëlluar.

Më kishte lëshuar fuqia, një ditë më parë dhe nuk më mbanin më këmbët, më dukej se më kishin faj të gjithë.

Kur e pashë Mamin, që u këthye nga Tirana më është dukur se e gjithë bota ishte e imja.

Më kishte marrë malli shumë për të.  Të nesërmen, më 25 janar 2011 ishte dita e varrimit të Babit.  Njerëzit nga të gjitha anët vinin dhe na shprehnin ngushëllime.

Ngushëllimet e tyre, përmes, të cilave ata e ndanin dhimbjen me ne, na e lehtësonin sadopak dhimbjen tonë.

Babi ishte ende në Tiranë, në vendin, i cili i pëlqente aq shumë, qyteti në të cilin arriti zenitin e karrierës së tij në fushën e publicistikës dhe gazetarisë, qytetit, të cilit i dha edhe frymën e fundit të jetës së tij.

Çdo makinë, e cila vinte në oborrin tonë, dyert e të cilave përplaseshin, mendoja se e kanë sjellë babin, por tani ndryshe, jo ashtu si e mendoja ardhjen e tij.

Nga çasti në çast, afrohej momenti kur unë duhej ta shihja Babin, këtij momenti nuk mund t’i ikja, por nuk mund të afrohesha te arkivoli i tij.

Nuk e di si më kanë dërguar deri aty. Pasi u afrova tek arkivoli i Babit dhe e pashë në një pamje, që më dukej sikur qëndronte i buzëqeshur, sikur ishte prapë në jetë, i fjetur dhe sikur do të zgjohej.

Ende nuk arrij të besojë, që Babi im do të ishte njeriu i parë, që do ta shihja të shtrirë në arkivol dhe nuk ju besoja syve të mi, që nuk do të ishte më, buzëqeshja i ishte ngrirë në buzë, sytë i kishte të mbyllur dhe kur e putha për herë të fundit ishte më i ftohtë se janari me acarin e tij, u çmalla me të e përqafova shumë, po e shihja për herë të fundit, kur më larguan prej tij e thirra me gjithë fuqinë, që më dha Zoti, por nuk më kthej përgjigje, nuk pata më fuqi ta përcjelli në kortezh, ku i dhanë lamtumirën e fundit qytetarë të shumtë.

Në kokën time ende dëgjohen lutjet, që unë i bëra Zotit: O Zot, shpëtoma Babin, por ai të grabiti herët në janarin e ftohtë të shoqëruar me acarin e tij dhe të mori afër vetës një javë para se të festoje 44 vjetorin e lindjes.

Po të presim, deri në orët e vona të mbrëmjes…    ❤️