[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Dyshohet se në Ibër Lepenc derdhet naftë



Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë pranuar informatë se në kanalin Ibër Lepenc, nga i cili furnizohet me ujë Ujësjellësin e Mitrovicës, janë vërejtur disa njolla të naftës.

Mirëpo, sipas raportit të Policisë, njësitet nuk kanë vërejtur ndonjë gjë, shkruan IndeksOnline.

“Fshati Donje Varage, Zubin Potok 21.10.2020 – 19:20. Është pranuar informata se në kanalin Ibër Lepenc, nga i cili furnizohet me ujë Ujësjellësin e Mitrovicës, janë vërejtur disa njolla të naftës. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, mirëpo nuk është vërejtur ndonjë gjë”, thuhet në njoftim.

 

Menu Title