[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Dyshohet se dikush po helmon qëllimshëm qentë në Prishtinë



Tash e disa ditë qentë endacakë në parkun e qytetit në Prishtinë po gjenden të ngordhur. Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, dyshon se dikush po i helmon qentë, duke iu hedhur mish të helmuar.

“Tash e disa ditë me radhë, aktivistët për mirëqenien e kafshëve në Prishtinë kanë ngritur shqetësimet për helmim të qëllimshëm të qenve në parkun e qytetit. Abuzimi dhe vrasja e qenve është veprim i dënueshëm me gjobë dhe burg sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Këto veprime, përveç që janë mizore dhe kriminale, nuk e zgjidhin problemin me numrin e madh të qenve endacakë në Kosovë”, thuhet në reagimin e kësaj shoqate.

Ndërkohë, edhe sot gjatë ditës, Komuna e Prishtinës është informuar për një qen tjetër të ngordhur.

“Qendra 112 na njofton se te parku i qytetit në rrugën ‘Hamzë Jashari’ është një qen i ngordhur afër kafenesë RONI, policia ka dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Tash e disa ditë me rradhë, aktivistët për mirëqenien e kafshëve në Prishtinë kanë ngritur shqetësimet për helmim të…

Publiée par Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve sur Jeudi 6 août 2020

 

Menu Title