.
×

Dyshime në Serbi, ndoshta Gjykata Speciale nuk do t’ia nisë fare punës



 

Ministrja serbe e Drejtësisë Nela Kuburovc ka shprehur dyshimet se ndoshta Gjykata Speciale e themeluar për të gjykuar krimet e supozuara të UÇK ‘së ndaj civilëve, nuk do të nis fare punën.
Sipas saj, kjo gjykatë mund të mbetet një shkronjë e vdekur në letër.

“ Kam frikë se kjo gjykatë për të cilën është duke insistuar BE do të mbetet një shkronjë e vdekur në letër” ka thënë ministrja serbe e drejtësisë në një intervistë për “Vecernje Novosti”.

“Një numër i madh I lëndëve që është iniciuar për krimet kundër serbëve është bllokuar pa kurrfarë arsyetimi” ka thënë Kuburovic duke shtuar se organet gjyqësore të Prishtinës nuk është dënuar askush.