.
×

Dy ushtarë të FSK-së ndalohen në Jarinje nga policia serbe



Botapress, 19 Tetor-Dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në orët e mbrëmjes së sontme janë ndaluar nga policia serbë në kufirin Kosovë Serbi, skatësisht në Jarinje.

Të dy ushtarët, burrë e grua, kanë nacionalitet serb nga Zubin Potoku.Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i FSK-së, Ibrahim Shala.

“Është e vërtetë se ushtarët e FSK-së janë ndaluar në kufirin Kosovë-Serbi, e më pas janë liruar”, ka konfirmuar Shala.Sipas Shalës, pjesëtarët e FSK-së janë ndaluar për pak kohë e më pas kanë vazhduar rrugën pa ndonjë incident.

“Ushtarët e FSK-së janë ndaluar nga policia serbe, por janë liruar menjëherë pas pak kohe dhe kanë vazhduar rrugën pa ndonjë incident tjetër”, ka thënë Shala.