.
×

Dy të plagosur rëndë nga përplasja e makinave në Vlorë



Një aksident i rëndë në aksin rrugor Vlorë-Skelë ka lënë dy persona të plagosur rëndë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 3:30 te vendi i quajtur ”Kali i Trojës”, ku janë përplasur një ‘BMW e drejtuar nga B. B, 24 vjeç me një ”Seat” të drejtuar nga A. B., 20 vjeç, që të dy banues në Vlorë.

Nga përplasja ka mbetur i plagosur rëndë pasagjeri i ”Seat”, G.D. që u dërgua për një mjekim më të specializuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës si dhe një grua, e cila ndodhet në spitalin e Vlorës me traumë në tru.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./syri.net