.
×

Dy persona tentojnë të rrëmbejnë një 15 vjeçare në Prizren



Botapress, 15 Prill

Policia rajonale e Prizrenit ka njoftuar se sot dy persona në orët e mëngjesit kanë tentuar të rrëmbejnë një vajzë të moshës 15 vjeçare, të cilët e kanë kapur për flokë dhe kanë tentuar ta fusin në veturë me dhunë.

“Sot, rreth orës 09:20, në  rrugën ‘Ali Hadri’, dy të dyshuar me mbiemër Kastrati, kanë tentuar që me forcë ta rrëmbejnë një vajzë të moshës rreth 15 vjeç. Të dyshuarit e kishin kapur për flokë vajzën me qellim ta fusin në një veturë të llojit BMË. Ma ta parë ngjarjen, shoqet e vajzës me telefon kanë thirr në ndihmë policinë e cila ka reaguar dhe shumë shpejtë janë arrestuar të dyshuarit. Ndërkaq është sekuestruar edhe vetura e llojit BMË e cila ishte pa regjistrim të vlefshëm dhe ngasësi pa patentë shofer”, thuhet në njoftim.

Policia gjatë kontrollit në veturë po ashtu ka bërë të ditur se ka gjetur edhe një sasi e drogës e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit policor.