.
×

Durmishi merr një goditje tjetër, ja si e quan Molliqaj



Ish-sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, i është kundërpërgjigjur kolegut të tij partiak, Hysen Durmishi, pasi u akuzua nga ai si gënjeshtar.Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Durmishi i ka reaguar Molliqajt, pas intervistës së dhënë sot nga ai në Klan Kosova, ku ka folur për përçarjen e partisë.“Rrej Dardan rrej sa të mundesh e mos u ndal. E ke gjetë edhe vendin ku me rrejt, pikërisht aty ku e nise te Batoni. More Dardan po 35 faqe të shkruara i ke pas nga Albini dhe ti ishe ai që kurr nuk e ke lejuar të diskutohet në asnjë forum të Lëvizjes. Tash po viktimizohesh skajshmërisht. E gërditshme”, ka shkruar Durmishi.

Molliqaj i është kundërpërgjigjur atij gjatë transmetimit të drejtpërdrejt, duke ia dhënë një goditje të lehtë.Ish-sekretari i VV-së e ka quajtur Durmishin besimtar të ish-shefit të partisë, Albin Kurti.“Unë nuk fola për besimtarë, as për ata të cilët e kanë këtë punë. Për Hysenin, megjithatë, ndaj një pjesë të vlerësimit për të. Është aktivist i fillimit, është themelues. Ka bërë punë, ka bërë edhe gabime sikur krejt ne tjerët”, është shprehur Molliqaj.Ai ka thënë se reagimi i Durmishit nuk i bën përshtypje.Molliqaj u bë një ndër protagonistët kryesorë të ditëve të fundit në vend, kur u mësua se ai udhëheq një grupim brenda Vetëvendosjes që kundërshton pikëpamjet e Kurtit dhe kthimin e tij në krye të partisë, pjesë e të cilit është edhe Aida Dërguti e disa të tjerë.