.
×

Duke ironizuar për liberalizimin e vizave, Vedati i “Stupcave” thotë se mund të kalojë kufirin me eskavator



 

 

Aktori Vedat Bajrami i grupit humoristik “Stupcat”, është një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

 

Ai publikon shpesh video satirike, përmes së cilave rrëmben vëmendjen e ndjekësve të tij të shumtë.

 

Së fundmi, ai ka publikuar një video interesante në Instagram, ku shfaqet hipur në gërmuesin e një eskavatori.

 

Me ironi ai thotë përgjatë videos se në mungesë të vizave, mund të shfrytëzojnë këtë mënyrë për të kaluar një kufi.

 

Në video, eskavatori shfaqet duke e zhvendosur aktorin nga një parcelë, në anë tjetër të rrethojave të saj.

 

” S’munet me na nal askush me lug drejt Evropës”, ka shkruar bajrami në Instagram.

 

I njëjti vazhdon të jetë pjesë e shumë skeçeve humoristike të hit serialit “Egjeli”, i cili është mjaft i ndjekur nga publiku shqiptar.