[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Dukagjin Lipa njofton nëse do të mbahet festivali “SunnyHill” këtë vit



Babai i këngëtares ka dhënë detaje për festivalin “SunnyHill”.Për shkak të pandemisë koronavirus dhe shtimit të rasteve me Covid-19 nuk dihet se a do të mbahet këtë vit festivali.

Megjithatë asgjë nuk është definitive dhe nuk dihet se çka do të ndodh ditëve në vazhdim.

Në një lidhje direkte në Klan Kosova, Dukagjin Lipa zbuloi se këto tri ose katër ditë do ketë një njoftim lidhur me festivalin.

“Do të bisedojmë me Shpend Ahmetin dhe do të vendosim në këto tri ose katër ditë”, tha Lipa në një lidhje direkte.

“Planet varen shumë prej situatës me pandeminë. Ne mezi presim të fillojë përsëri Festivali “Sunny Hill. Shpresojmë shumë që Pandemia të qetësohet sepse duhet ta dimë që duhet të jemi të kujdesshëm me festivale. Duhet t’iu përmbahemi rregullave të COVID. Jemi të gatshëm për festivalin por jemi duke e prit vendimin e Kryetarit të Komunës, Shpend Ahmetit, për hapësirën e re të këtij festivali. Do të kemi një lajm të ri për 3-4 ditë për sajtin e festivalit.

Veç pandemia mundet me na ndalë, asgjë tjetër”.Ai gjithashtu ka folur edhe për postimet e tij dhe të Duas në rrjetet sociale ku kanë inkurajuar të gjithë shqiptarët e diasporës që të votojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.

“E kam ndjerë si obligim qytetar. Të gjithë jemi të vendosur në shtete të ndryshme të botës, mërgata e ka gjetur kohën të vijë në Kosovë dhe të votojnë por ky vit ka qenë më i vështirë për udhëtime. E mira është që lejohet vota përmes postës, kështu që është me rëndësi që ne të gjithë të jemi të bashkuar për një lëvizje të tillë. Ta tregojmë zërin tonë në lidhje me zgjedhjet në Kosovë që të kemi një shtet çdo herë më të mirë. Secila votë e ka rëndësinë e vet, sa më shumë që dalin në votime, vota e popullit ka domethënie më të madhe. Dalja në votime është e rëndësishme sepse me dalje masive, tregohet dëshira e vërtetë e popullit. Ajo që ka rëndësi është se duhet të përqendrohemi në kohën kur thotë KQZ. Unë e kam lansuar linkun zyrtar ku të gjithë duhet të marrin dokumentet aty. E mira e këtij votimi është se jo vetëm personat si unë që kanë pasaportë të Kosovës por edhe fëmijët tanë kanë të drejtë votimi edhe nëse nuk kanë pasaportë të Kosovës. Është e mirë edhe për gjeneratat e reja që kanë lidhje me vendin tonë. Mendoj që krejt mërgata janë kontribues shumë të mëdhenj ekonomik të vendit tonë, mbajmë shumë familje në Kosovë me punën që bëjmë në diasporë. Kanë shtëpia, banesa, janë taksa pagues prandaj edhe e drejta e tyre për të votuar është e pamohueshme”.Ndër të tjerash, Lipa tregoi që Dua dhe e gjithë familja e tij janë regjistruar për të votuar.“Edhe Dua i ka marrë dokumentet dhe e gjithë familja”, tha Lipa

Menu Title