.
×

Duda Balje: Nuk e kemi nënshkruar kërkesën e Bllokut për seancë



Kërkesa për vazhdimin e seancës dërguar sot nga deputetët e koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje nuk ka marrë mbështetjen e minoriteteve.

Deputetja e grupit 6+, Duda Balje në një prononcim për Indeksonline ka thënë se, minoritetet nuk e kanë parë të arsyeshme ta nënshkruajnë këtë kërkesë.

“Jo nuk kemi nënshkruar as peticion as për seancë. Blloku ka parashtruar kërkesë dhe e kemi marrë sot por që nuk kemi nënshkruar. Pa dakordim të partive nuk ka qëllim pse të shkojmë në seancë”, ka thënë ajo.

Ndryshe, kjo kërkesë e VLAN-it është dorëzuar në Sekretarinë e Kuvendit të Kosovës pas shtyrjes ditë më parë nga kryesuesja Flora Brovina.