[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Duda Balje: Do ta votoj Qeverinë Hoti, është më përkrahëse ndaj boshnjakëve



Deputetja Duda Balje do t’ia jep votën e saj Qeverisë Hoti nesër në seancë. Ajo për tha se beson që kjo qeveri do të jetë më përkrahëse për komunitetin boshnjak, prandaj edhe ka marrë një vendim të tillë si deputete e pavarur.

“Mendoj që Hoti është më transparent dhe ka më shumë vullnet për të bashkëpunuar me ne. Unë kam qenë përfaqësuese në hartimin e programit qeverisës për problemet e boshnjakëve dhe kam përfshirë programin tonë”, ka thënë Balje për KlanKosova.

Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi sot gjatë ditës ka thënë se i kanë 64 vota të sigurta për nesër.

Menu Title