.
×

Dua Lipa zgjedh Prishtinën në vend të Londrës në CNN



Dua Lipa ka dhënë një intervistë fantastike për CNN. Në një intervistë për televizionin e njohur amerikan CNN, Dua Lipa mes tjerash ka folur për refugjatët dhe Brexit. Por, sigurisht se Dua nuk ka lënë pa folur edhe për Kosovën.

Ajo ka treguar se si ndihet për Brexit – daljen e Britanisë nga Evropa dhe sa e rëndësishme është hyrja në Evropë për Kosovën, përcjell Botapress.

Gjithashtu, Dua ka folur edhe për atë se ka qenë një refugjate dhe për vështirësitë që familja e saj ka përjetuar në ato kohë.

Në fund, gazetarja e CNN ka detyruar këngëtaren shqiptare të zgjedhë mes Prishtinës dhe Londrës, e megjithëse Dua e ka shumë për zemër Londrën, ajo ka zgjedhur Prishtinën si vendin ku ndihet më së miri.