.
×

Dua Lipa po shkëlqen në Romë të Italisë për Skënderbeun



Dua Lipa do të interpretojë sonte në Romë të Italisë. Këngëtarja është bërë bashkë me tenorin Ramë Lahaj, Inva Mulën, Elhaida Danin, Ermal Metën dhe disa të tjerë, që të performojë në koncertin i cili do të mbahet sonte në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Dua postoi disa fotografi nga atje duke na treguar pamjen e saj. Ajo zgjodhi një fustan të zi të kombinuar me një shami, për t’ju përshtatur sa më shumë ambientit.

‘Është nder për mua që jam ftuar në qytetin e Vatikanit për të festuar 550 vjetorin e heroit tonë shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe për të përmbushur shenjtërinë e tij, Papa Françeskun’, ka shkruar këngëtarja.