.
×

Dua Lipa ndahet nga i dashuri!



Dua Lipa është ndarë nga i dashuri 18 muaj pasi që ata u pajtuan së bashku, shkruan ‘The Sun’. Çifti, që kanë një dallim të madh në moshë, Dua 23 kurse ai 33,  ishin ripajtuar 18 muaj më parë, megjithatë burimet i kanë thënë ‘The Sun’ se çifti janë prishur përsëri pasi që “ata po kanë vështirësi që të kalojnë më shumë kohë së bashku”.‘

Dua dhe Isaac po vuajnë që të takohen me njëri-tjetrin prej që janë ribashkuar. Ata dëshirojnë që gjërat të funksionojnë më mirë dhe të kenë më shumë kohë për njëri tjetrin por gjërat po bëhen gjithnjë e më të vështira, pasi që të dytë kanë kohë shumë të kufizuar’, ka treguar ky burim.

‘Ajo është duke punuar për të lansuar këngë të reja dhe gjatë gjithë kohës është duke kënduar nëpër çdo qytet të botës në tri vitet e fundit, kështu që është shumë e vështirë të gjendet kohë edhe për të dashurin. Ishte një vendim shumë i vështirë por ata nuk ishin në gjendje që të vazhdojnë në këtë mënyrë më.

Ka qenë një vendim i vështirë, por në fund ata nuk kanë qenë në gjendje t’i bëjnë gjërat të funksionojnë.Ylli britanik ishte në Paris të martën pasi u emërua si fytyra e re e ‘YSL Beauty’.

Ajo u vizitua nga një shoqe e ngushtë dhe publikoi në ‘Instagram Story’ se kishte nevojë për shokë rreth saj.Ajo shkruante: ‘My bb erdhi për të kaluar një natë në Paris me mua. Miqtë janë me ne kur kemi nevojë për ata më së shumti,’ e ndjekur nga tre emoji të zemrës.

Ndërsa, Isacu ka postuar një emoji të thyer të zemrës në Storyin e tij të Instagram dhe ka lënë të kuptohet se po i mungon Dua.Ish i dashuri i saj ishe me të në Los Anxheles në shkurt, kur ajo fitoi dy çmime Grammy.

Ai gjithashtu e shoqëroi atë në ‘Met Gala’ në Nju Jork muajin e kaluar.Ky lajm vjen një vit pasi marrëdhëniet e tyre u tronditën kur ‘The Sun’ ,botoi një video të Isacit duke kërcyer me një grua misterioze në një klub nate, ndërsa kënga e Duas, ‘One Kiss’, dëgjohej në sfond.Duke folur për veprimet e tij, ai shkroi në ‘Instagram‘ në atë kohë:

‘Unë nuk di se si ju mendoni se Dua është në një marrëdhënie me dikë që nuk e do dhe e respekton atë. Ajo nuk do të qëndronte me të nëse nuk do e respektonte

.’Ai vazhdoi: ‘Nuk u puthem dhe jam i zhgënjyer për vallëzimin edhe për një moment të shkurtër, duke pasur parasysh mënyrën se si u portretizua. Ishte një klub i zhurmshëm dhe unë po flisja me të në veshin e saj.

Jemi shumë të lumtur të jemi së bashku. Kemi kaluar 3 vjet e gjysmë për lumturi së bashku me besnikërinë dhe dashurinë dhe kurrë nuk kemi thyer në radhë të parë sepse kemi pasur probleme të tilla. Ne u shkatërruam për shkak të caktimit të konflikteve dhe mosveprimit të përbashkët.

Për fat të mirë lëkura jonë është më e ashpër dhe dashuria është më e fortë se kjo.’ tha Isac.Dua pritet të kthehet me muzikë të re këtë vit pas debutimit të saj në vitin 2017-të , i cili sjelli hitet e ‘New Rules‘, ‘IDGAF‘, ‘Hotter Than Hell‘ dhe ‘Be The One‘.