.
×

Driton Selmanaj: Hashim Thaçi i kap për hunde Haradinajn e Limajn



Botapress 4 shtator-Deputeti i  Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj ka folur për situaten aktuale politike në vend, i cili  është shprehur i shqetesuar , ai së fundmi ka kritikuar sjelljen e Haradinajt e Limajt në raport me qëndrimin  e tyre që kanë karshi politikave për kufijt me Serbin.Transmeton Botapress.

Na kritikuan pse kemi thirr seancën e jashtëzakonshme për ta ndal Hashim Thaçin në zbatimin e projektit të përbashkët me Vuqiqin për pazare me territorin e Kosovës!

E qfarë bënë “ komandantat”? U mobilizuan natën dhe thirren seancë tjetër të jashtëzakonshme… Pse? Për çka? Pse u dashka te votohet një ekip i qeverisë, kur këtë mandat qeveria e ka që nga rezoluta e Kuvendit e vitit 2011.

Përgjigja është dikun tjetër, më sakt në zyrën e Presidentit… Ai është dirigjenti i gjithë kësaj situate… i kap për hunde dhe i tërheq Limajn dhe Ramushin sipas nevojave të tij.

Ai ka zor të madh sepse pas çdo takimi me Limajn e Ramushin ai duhet ta thërras për ti raportuar djalit jo problematik – mikut të tij Aleksandrit.

Për ta ndal Hashimin, na duhet bashkim dhe mobilizim i të gjithëve, brenda dhe jashtë politike, brenda dhe jashtë institucioneve.

Me shtetin nuk ka lojë!! Transmeton botapreaa