.
×

Driton Kuka është i martuar me motrën e Majlinda Kelmendit (FOTO)



Për ata që nuk e kanë ditur, Driton Kuka e ka për grua Kaltrina Kelmendin, motrën e Majlinda Kelmendit.

Trajneri më i mirë kosovar paslufte, Driton Kuka, është i lidhur mjaft ngushtë me xhudisten më të mirë në botë, Majlinda Kelmendi.

Kuka është i martuar me Kaltrina Kelmendin, motrën e madhe të kampiones botërore në kategorinë 52 kg.

E, falë Kaltrinës, Kosova sot krenohet me faktin se xhudistja numër 1 në botë është shtetase e saj.

Në fakt, Kaltrina Kelmendi – Kuka në moshë të re kishte filluar të merrej me xhudo. Teksa po ushtronte me qejf e intensitet, në ndërkohë Kaltrina kishte vendosur ta afrojë në këtë sport edhe motrën e saj.

Në një intervistë për “Zërin”, Kaltrina tregon se në atë kohë kishte besuar se Majlinda mund të bëhet një xhudiste kualitative, por nuk i kishte shkuar mendja se një ditë do ta sundojë botën.

“Me xhudo kam filluar të merrem në moshën 10-vjeçare. Si vajzë e re kam filluar të stërviti nga kureshtja, sepse më dukej sport interesant. Pas një kohe dëshiroja që edhe motra ime ta provonte këtë sport, sepse ishim shumë të lidhura mes vete”, kujton Kaltrina.