.
×

Drini i Bardhë bëhet i “zi” nga kimikatet e dëmshme, Inspektorati i Prizrenit nuk ndërmerr asgjë



Ka dy ditë që lumi i Drinit të Bardhë ka marrë ngjyrë të errët, pasi që në të janë derdhur kimikate të dëmshme dhe ujëra të zeza.E kjo gjendje ka shqetësuar banorët e fshatit Gjonaj të Prizrenit.

Mehmet Osmanollaj, banor i këtij fshati ka deklaruar se si pasojë e ujit të helmuar, kanë ngordhur shumë kafsh shtëpiake dhe peshq të këtij lumi, raporton GazetaBlic.Osmanollaj, ka bërë të ditur se ka njoftuar edhe Inspektoratin Komunal në Prizren, por me zhgënjim shprehet se nuk ka ndërmarrë asgjë.

“Sot që nga mëngjesi ky helm kalon nëpër lum dhe shkon duke shkaktuar shfarosjen e peshqve dhe për qudi ende nuk është ndërmarrë asgjë edhe përkundër njoftimit të inspektoriatit të komunës gjegjësisht drejtorisë së ambientit”, ka shkruar ai, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook” ku ka publikuar edhe një video-icizim.Tani ai ka vendosur që ujin e lumit të Drinit të Bardhë të dërgojë në laborator për kontrollim të cilësisë.

Osmanollaj, ka publikuar edhe disa fotografi për të paraqitur gjendjen faktike në këtë lum.

S K A N D A LSHPERNDAJENI SA TE MUNDENI JU LUTEM.Ky eshte lumi Drini i Bardhe e qe ne fakt e kemi shendrruar ne lumin Drini i Zi, dhe drini i vdekjes.Ky vend eshte ne hyrje te ures se drinit tek fshati Gjonaj, i cili lum kalon ne Vermice dhe del ne Shqiperi. Kishim raste te ngordhjes se kafsheve shtepiake (lopeve) si dhe ngordhje peshqish. Sot qe nga mengjesi ky helm kalon neper lum dhe shkon duke shkaktuar shfarosjen e peshqve dhe per qudi ende nuk eshte ndermarr asgje edhe perkunder njoftimit te inspektoriatit te komunes gjegjesisht drejtorise se ambientit.Turp per ata kriminel qe e shkaktojne kete tragjedi e edhe me turp per ata qe nuk i japin prioritet ketij fenomeni .

Publiée par Mehmet Osmanollaj sur Jeudi 31 octobre 2019