[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Dreshaj: Asociacioni temë e vdekur, do të zbatohet vetëm marrëveshja e vitit 2013



Zëvëndësminitri i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj ka reaguar pas deklaratave të Miroslav Lajçak. Nërmjetësuesi i BE-së në bisedimet Kosovë-Serbi ka thënë se nuk ka marrëveshje pa asociacion.Por, i ashpër ka qenë Dreshaj në reagimin e tij duke thënë se kompromiset janë zgjidhje për normalizimin e raporteve mes dy shteteve, por që asociacioni nuk është kompromis.

Dreshaj ka thënë se qytetarët e të gjitha etnive në Kosovë duan të jetojnë në paqe e liri me të drejta plotësisht të barabarta, dhe se rruga e tyre është BE-ja.

“Në vitin 2013, Republika e Serbisë dhe Republika e Kosovës ranë dakord të vendosnin vetëqeverisje të kufizuar për 10 komuna në Kosovë të banuara kryesisht nga Serbet, siç parashihej në Planin e Athissarit dhe është standard në shumë vende të Evropës.

Kjo deklaratë e Brukselit ishte gjithashtu e nderlidhur me obligimin e Serbisë për të mos penguar hyrjen e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare si Bashkimi Evropian.

Të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur që nga ajo kohë. Në të dy anet, në Serbi dhe në Kosovë, disa nuk ishin dakord me marrëveshjen. Unë nuk dua të përfshihem në detajet e mosmarrëveshjes.

Eshtë e rëndësishme të theksohet se të drejtat e pakicave permbushin plotësisht normat në një shkallë evropiane dhe se këto nuk nënkuptojnë të drejta legjislative, gjyqësore ose ekzekutive mbi nivelin lokal. Në këtë aspekt, shqetësimi se sovraniteti i Republikës së Kosovës është në rrezik është plotësisht i pabazuar.

Nga ana tjetër, unë kundërshtoj fuqishëm faktin se qeveria aktuale serbe ende kërkon më shumë pa dhane, në këtë kontekst, pelqimin e saj p.sh. për qasjen e Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Unë gjithashtu nuk i konsideroj këshillat publike nga përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare si efektive. Këtu do të doja të shihja më shumë përmbajtje diplomatike në ndërmjetësim.

Të gjithë e dimë që çdo pozicionim substancial publik i pakujdesshëm mund të rezultojë në reagime të ashpra nga të dy palët, të cilat e bëjnë të vështirë çdo kompromis.Duhet patur parasysh se kompromiset janë mënyra e vetme për normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve.

Dhe kjo është urgjentisht e nevojshme. Kjo është ajo që njerëzit e të gjitha etnive në Republikën e Kosovës, qytetarët e Serbisë dhe fqinjët tanë në Ballkanin Perëndimor presin nga ne, politikanët e dy shteteve, Serbisë dhe Kosovës, dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.

Njerëzit në rajonin tonë nuk duan asgjë më shumë sesa të jetojnë së bashku në paqe dhe liri dhe në prosperitet të arsyeshëm dhe një ditë t’i përkasin familjes së madhe evropiane, BE-ja”, ka thënë Dreshaj në reagim.

Menu Title