.
×

Drenas: Pacienti vdes pas marrjes së injeksionit



Një pacient nga Abria e Epërme e Drenasit, Hysen Duraku (1960) ka vdekur pasi në shtëpinë e një infermierie në Likoc të Skenderajt ka marrë një injeksion.

Dyshimet janë se ai vdiq si pasojë e komplikimeve nga antibiotiku “Ceftriakson”, derisa këto dyshime priten të vërtetohen brenda pak ditësh, shkruan “Zëri”. Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Skenderaj, Fazli Kadriu ka thënë se do të ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore lidhur me rastin.

Shaban Osmanaj, inspektor në MSH, ka thënë se vetëm në raste emergjente pacientit mund t’i ofrohet shërbim shëndetësor aty ku e kërkon nevoja, ndërsa në raste tjera, dhënia e terapisë ampulare nëpër shtëpi është rreptësisht e ndaluar.