.
×

Drejtori i Shërbimeve Publike në Klinë Ibër Elezaj së shpejti do të shkarkohet



 

Drejtori i Sherbimeve Publike në Komunën e Klinës, Ibër Elezaj, është drejtori më i dështuar në këto 6 muaj qeverisje. Përveq që është i dështuar, ai edhe po punëson miq e shokë të vet. Shumë shpejt do t’i postojmë edhe emrat e atyre që i ka punësuar. Ky drejtor vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, Klinë, por sipas burimeve tona të sigurta, ai nuk e përfaqëson Lëvizjen Vetëvendosje në Klinë, sepse ai që 6 muaj që është drejtor, nuk ka marrur pjesë në mbledhjet e kryesisë së VV-së dhe asnjëherë nuk ka raportuar në mbledhjen e kryesisë së VV-së. Sipas disa anëtarëve të kryesisë së VV-së në Klinë, shumë shpejt do të shkarkohet nga posti i drejtorit.

Sipas burimeve tona, ky drejtor do të shkarkohet në muajin e ardhshëm dhe sipas një burimi, Ibër Elezaj mund të kalojë ose në AAK, ose në PSD