[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

 Drejtori i Radiologjisë merr këto masa ndaj teknikut që publikoi videon e derës së lidhur me litar



 

Drejtori i Klinikës së Radiologjisë Bujar Gjikolli, e ka dërguar në Komision Disiplinor teknikun Fisnik Thaçi i cili e publikoi një video ku shihej dera e dëmtuar, që tërhiqej me litar. Tekniku Thaqi para pak ditësh e kishte publikuar një video duke treguar kushtet e rënda të punës në dhomën e Rentgenit, dera e së cilës tërhiqej me litar.

Me një kërkesë të cilën ua ka drejtuar drejtorit të SHSKUK-së dhe ministrit Armend Zemaj, Gjikolli ka kërkuar të merren masa diciplinore ndaj teknikut duke deklaruar se ai ka publikuar informacione të brendshme të institucionit ku punon.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë Thaqi, duke thënë se drejtori Gjikolli e ka shantazhuar nëpërmjet një vendimi të tillë.

Sido që të jetë, menaxhmenti i Klinikës së Radiologjisë nuk ka marrë ende asgjë lidhur me përmirësimin e inventarit të dëmtuar brenda ambienteve të kësaj klinike.

DOKUMENTI

Menu Title