[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Drejtori i Policisë: Ne nuk kemi qasje në atë pjesë, është përgjegjësi e KFOR-it



Pas lajmit për futjen e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës ka reaguar edhe Policia e Kosovës, që është një nga institucionet më të rëndësishme të sigurisë në vend.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në një përgjigje për GazetaBlic ka thënë se policia nuk ka qasje në atë zonë.

“Ajo zonë ende është përgjegjësi e KFOR-it, pra kufiri me Serbinë ende është përgjegjësi e tyre, posaqërisht pjesa e fshatit Karaçevë, aty policia e Kosovës nuk ka qasje, meqënëse është zonë që e kontrollon KFOR-i”, tha fillimisht Qalaj.

Qalaj tutje tha se policia ka bërë disa matje të cilat i janë dërguar KFOR-it për verifikim.“Ne kemi dërguar një patrollë policore nëpër rrugë alternative për të konstatuar gjendjen dhe kemi bërë disa matje tona të cilat ia kemi dërguar KFOR-it për verfikimi meqenëse ajo zonë është e tyre dhe ende nuk kemi marrë ndonjë përgjigje nga KFOR-i”, përfundoi Qalaj

Menu Title