.
×
z_1436449616-4455072

Drejtori i HandiKOS-it: Nuk e përkrahim Kryetarin diskriminues të Malishevës



Drejtori i HnadiKOS’it, Afrim Maliqi ka dalë kundër një deklarate të lëshuar nga HendiKOS i Malishevës dhe Drenasit, ku i jepet mbështetje Kryetarit të Malishevës, Ragoip Begaj, lidhur me deklaratat e tij diskriminuese se s’mund të punësohet një person për Nënkryetar Komune e i cili ka probleme shëndetësore.

Lexojeni të plotë reagimin e HandiKOS’it

HandiKOS distancohet nga komunikata e lëshuar të mërkurën nga Qendrat e HandiKOS Malishevë dhe Drenas në lidhje me rastin e deklarimit të Kryetarit të Komunës së Malishevës Z. Ragip Begaj për Z. Fetah Rudi, komunikatë kjo e publikuar në portalin gazetaexpress.

HandiKOS ka përcjell ngjarjet e fundit në lidhje me deklarimin e Z. Ragip Begaj për Z. Fetah Rudi, për emërimin ose jo të Z. Rudi për nënkryetar të Komunës së Malishevës. Organizata jone me përkushtim të madh punon dhe përkrah çdo person me aftësi për te drejtën në punë por nuk komenton apo ndërhynë në punën e asnjë subjekti politik dhe si OJQ që jemi nuk përkrahim asnjë subjekt politik.

Është e vërtete që Komuna e Malishevës ka mbështetur Qendrën e HandiKOS-it në këtë Komunë e që besojmë që do ta mbështesë edhe në të ardhmen dhe besojmë që deklaratat e Znj. Hoxha dhe Z. Binaku kanë të bëjnë me brengën e tyre që mund të humbasin këtë mbështetje në të ardhmen po qe se nuk mbështesin Z.Begaj.

Andaj kjo deklarate e këtyre dy zyrtarëve ka qenë e ngutshme, e pamatur, e pa përgjegjshme dhe nuk qëndrojnë deklarimet e tyre për mbështetjen e disa komunave dhënë për Qendrat e HandiKOS-it në komunat e apostrofuara në komunikatën dhe me këtë rast kërkoj mirëkuptimin e Komunave për këto deklaratat e pa matura.

Qendrat e HandiKOS-it në nivel të komunave kanë autonomi të plotë në programet dhe projektet e tyre por Znj. Hoxha e as Z. Binaku nuk janë përfaqësues të autorizuar të HandiKOS-it, që të japin këso deklarata, i vetmi përfaqësues i HandiKOS-it është Z. Afrim Maliqi.
Prishtinë

09 qershor 2015

Afrim Maliqi, Drejtor i HandiKOS njëherit përfaqësues i autorizuar