.
×

Doruntinë Maloku zgjedhet anëtare e kryesisë së LDK’së



Botapress 23 Gusht – Zgjedhjen e saj bashkë me të tjerët e ka njoftuar kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ndërsa edhe Maloku ka shkruar në Facebook pak minuta pasi përfundoi mbledhja e kryesisë.

“Me propozim të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, dhe me miratim të Këshillit të Përgjithshëm, nga sot më është besuar mandati i anëtares së Kryesisë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Maloku.

Numri i anëtarëve të kryesisë së LDK’së është rritur nga 23 anëtarë në 35 anëtarë.

E në listën e anëtarëve të kryesisë, është edhe deputetja Vjosa Osmani, e cila përflitet mund të jetë edhe kandidate për kryeministre të vendit nga radhët e LDK’së.

Pjesë e kryesisë janë: Agim Veliu, Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Gazmend Muhaxheri, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Imri Ahmeti, Anton Quni, Hikmete Bajrami, Avdullah Hoti, Doruntinë Maloku, Muharrem Sfarqa, Sokol Haliti, Vlora Dumoshi, Lumi Abdixhiku, Brikenda Kryeziu, Valon Murtezi, Fadil Krasniqi, Rrezarta Krasniqi, Arban Abrashi, Mirjeta Kalludra, Besian Mustafa, Florian Dushi, Selim Kryeziu, Mybera Mustafa, Safet Kamberi, Lutfi Zharku, Lirije Kajtazi dhe Fidan Rekaliu, Naser Osmani.

Nga kjo mbledhje është bërë e ditur gjithashtu se është rritur numri i grave dhe vajzave të cilat do të jenë pjesë e kryesisë së partisë.

Nënkryetarët e partisë ende nuk janë zgjedhur, dhe pritet që të zgjidhen ditëve në vazhdim.

Mustafa gjithashtu njoftoi se nesër do të ketë diskutim për emrin e kandidatit për kryeministër nga LDK’ja. Mbledhja e nesërme do të mbahet në orën 11:00 në selinë e partisë.