.
×

Doris Pack në FG të LDK-së: Ne së bashku mundemi



Ne takimin me forumin e gruas së LDK-së që po mbahet në Prishtinë pos shumë grave nga të gjitha anët e Kosovës dhe krerët të lartë të strukturave të LDK-së po merr pjesë edhe Doris Pack e cila nuk ka hezituar që të ofrojë mbështetjen e saj për kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryeministre

 Pack ka thënë se është moment i veçantë që një grua të kandidohet për kryeministre dhe se kjo është hera e saj e parë që merr pjesë në një tubim të tillë.

“Ky është një moment i veçantë që një grua kandidohet për kryeministre, kjo është hera ime e pare që marr pjesë në një tubim të tillë në Kosovë. Jam shumë e kënaqur që LDK ia dha këtë mundësi Vjosës dhe shumë e lumtur pasi meshkujt e LDK-së i kanë dhënë mundësi një gruaje të vendosur si Vjosa”, ka thënë Pack.

Doris Pack, është kryetarja e grupit të grave të EPP’së, pra grupit të partive të djathta në parlamentin evropian. Ajo në fjalimin e saj të parë në vitin 1995, shumë kohë përpara se të fillonte lufta në Kosovë, kishte thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet të intervenojë që ta ndalojë Millosheviqin që ta bëjë në Kosovë, atë që e bëri në Bosnje.

Doris Pack tha se shpreson të krijohët një qeverin ku do punohët për interesat e qytetarëve.

” Shpresoj që do të formoni një Qeveri dhe të kujdeseni për nevojat e njerëzve, edukimin, shëndetësin dhe punësimin
Në këtë tubim po merr pjesë edhe Albana Bokshi.
Pac tha se Kosova meriton të ketë vizat dhe të ketë levizje të lirë: “ Ju i meritoni vizat dhe me vjen keq që akoma nuk mundeni të levizni të lirë  por me qeverinë e re ju do të bindni edhe shtetet tjera që tju njohin dhe ju do ta keni gjithmonë mbeshtetjën time dhe të Evropës” perfundoi Doris Pack.