.
×

Dorëzohet Vuçiq, e pranon se Kosova është e pavarur!



Botapress  20 Tetor – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, është shprehur i zhgënjyer me ndërkombëtarët rreth idesë për korrigjim të kufijve dhe shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Gazeta Metro.

Në një intervistë për ‘Tv Pink’, Vucic ka thënë se shumë njerëz kanë dalur kundër kësaj ideje dhe se askush nuk ka ofruar një ndarje të Kosovës.

“Është e lehtë për njerëzit që të thonë se jemi kundër korrigjimit dhe ndarjes. Dhe unë i pres ata se kush na ka ofruar një gjë të tillë. Fatkeqësisht, askush s’na ka ofruar një gjë të tillë, sepse sipas tyre, Kosova është e kompletuar dhe e pavarur. Pikë”, ka thënë Vucic.

Deklarata të tilla, presideni serb ka dhënë edhe pas takimit të tij me Përfaqësuesin Special të Presidentit të SHBA’së, Richard Grenell, për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pas atij takimi ku ishte folur rreth gjetjes së një zgjidhje finale ndërmjet këtyre dy vendeve, Vucic kishte mbajtur personalisht shënime nga ai takim, dhe më pas nuk kishte folur me stafin e tij për minuta me radhë. /gazetametro.net