.
×

‘Dorëzohet’ shteti, flamuri i Kosovës vendoset në një tjetër rreth!



 

Shteti kosovar duket se po dorëzohet para debatit rreth heqjes së flamurit kombëtar që valon në rrethin e famshëm afër spitalit.

Kështu thonë nga Protokolli i shtetit që asht në kuadër të Ministrisë së Jashtme, të cilët sqarojnë se janë dy opcione rreth çashtjes së flamurit.

Drejtori i Protokollit, Orhan Hajrizi ka thanë se ekzistojnë dy opcione.

I pari asht vendosja e dy flamujve afër njani-tjetrit, dhe tjetri që ka ma shumë gjasë me ndodhë, asht vendosja e flamurit shtetnor te rrethi që lidh rrugët magjistrale.

‘Janë dy opcione, opcioni i parë asht vendosja e të dy flamujve në të njjtin vend dhe opcioni tjetër, te rrethi tjetër, me gjasë ma të madhe me ndodhë, te Banesat e Arabëve atje që lidhet magjistralja’, ka thanë Hajrizi.

Ai ka konfirmue se flamuri kombëtar ka me vazhdue me qëndrue në vendin ku asht tash e sa vjet.

Qe disa ditë po kërkohet heqja e flamurit kombëtar dhe vendosja e atij shtetnor në rrethin e famshëm që tash po quhet ‘rrethi i flamurit’.

Por, kjo gja hasi në rezistencë edhe të disa aktivistëve të VV’s por edhe shumë qytetarëve të cilët kërkonin që flamuri kombëtar mos m’u largue.