.
×

Dorëhiqet kryetari i Bordit të AKP-së, Petrit Gashi



Botapress, 29 Tetor-Kryetari i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Petrit Gashi ka ofruar dorëheqjen e tij nga kjo pozitë.Kështu kanë bërë të ditur për KosovaPress burime brenda AKP-së.

Sipas të njëjta burimeve arsyet e dorëheqjes janë pas krijimit të situatës së krijuar brenda në AKP, pas shkarkimit të drejtorit të AKP-së, Ekrem Hajdari.Po ashtu është thënë se Petrit Gashi ka qenë ai i vetmi nga anëtarët e bordit që nuk e ka votuar shkarkimin e Ekrem Hajdarit nga pozita e drejtorit të AKP-së.

Kuvendi i Kosovës, në dhjetorin e vitit 2015 kishte kompletuar bordin Agjencisë Kosovare të Privatizimit duke zgjedhur anëtarët e propozuar nga Qeveria e Kosovës.Kryetar i Bordit të AKP-së, është zgjedhur Petrit Gashi, anëtarë Hasime Mazreku, Hamdi Jaha, Seknder Komoni, Ismajl Januzi, Haxhi Arifi, Ranko Gjokiq, Bajram Zejnullahu. Ndryshe Petrit Gashi është profesor në Fakultetin Ekonomik.