.
×

“Dorëheqje imediate e Kadri Veselit!”



Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, pas skandalit të videove ku lakohet edhe emri i tij në një aferë me fajde, shkruan Gazeta Blic.Gecaj, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka thënë se Veseli si duket as që di të dalloj fjalën “indikacion” nga fjala “provë”, teksa e ka cituar një deklaratë të tij.Gecaj ka shtuar se tashmë duhet të pritet dorëheqja e Veselit.

Dorëheqje imediate e Kadri Veselit!Kadri Veseli: “Dua t’iu siguroj se nëse del vetëm një indikacion i përfshirjes sime në këtë aferë unë nga sot deklaroj që do të jap dorëheqje …”

Ky njeri si duket as që di të dalloj fjalën “indikacion” nga fjala “provë”. Vet publikimi i videove komprometuese është indikacion në vetvete, prandaj ne tash duhet të presim dorëheqjen e tij sa më parë!