.
×

Dorëheqja e kryeministrit Thaçi ‘shaka’ e Klan Kosovës



Një lëshim teknik, në Klan Kosova, ka bërë që të “marrin flakë” rrjetet sociale kinse kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje.

Në kronikën e Klan Kosovës për vizitën e sotme të Thaçit në Vermicë, ku u bë përurimi i punimeve për zgjerimin e rrugës në pikën kufitare me Shqipërinë, gazetari ju referuar atij si “kryeministri në dorëheqje.

“Kur erdhi Kryeministri në dorëheqje”, ishte fjalia e gazetarit në lajmin për vizitën e Thaçit në Vermicë.

Zyra e kryeministrit ka demantuar për se Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje, duke sqaruar se bëhet fjalë për një lëshim te televizionit në fjalë