.
×

Donin të shpërthenin avionin në ajër, dënohen 2 vëllezërit në Australi



Dy vëllezër me banim në Australi u dënuan nga gjykata me burg, për shkak se kishin provuar që të shpërthejnë një avion në ajër, ndërsa vendimi se sa vite do të qëndrojnë prapa grilave do të merret në një seancë tjetër gjyqësore .

Agresorët dyshohet se kishin lidhje me grupin militant islamik ISIS.

Mahmoud Khayat, 34 vjeç, synoi të rrëzonte avionin që fluturonte nga Sidnei në Abu Dhabi në korrik 2017. Edhe vëllai i tij Khaled Khayat, 51 vjeç, u shpall fajtor po për të njëjtën akuzë.

Juria dha vendimin final të enjten, në lidhje me dy të arrestuarit. Plani i tyre ka dështuar, pasi çanta që mbante bombën u kontrollua nga autoritetet, pasi ishte mbi peshë.