.
×

Donika shpreh keqardhje për konfliktin e dhunën në Kumanovë



Botapress, 13 maj

Shefja e Grupit Parlamentar të AAK’së, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se i vjen keq pse zyrtarë të AAK’së janë përfshirë në sulmin e armatosur në Kumanovë.

Megjithëkëtë, ajo ka thënë se AAK nuk ka qenë në dijeni për përfshirjen e zyrtarëve saj në sulme të tilla.

“Na vjen shumë keq edhe për lajmin e hidhur për një ish-kolegun tonë i cili po thuhet se është i vdekur edhe pse ne nuk kemi asnjë informatë zyrtare. Ai ka qenë një ndër njerëzit i cili në luftën e fundit në Kosovë bashkë me familjen e tij ka dhënë shumë për çlirimin e Kosovës. Për përfshirjen e tij në Maqedoni nuk kemi asnjë informatë dhe nuk e dimë se çfarë po ndodh atje. Gjithsesi na vjen keq për tërë dhunën që po ushtrohet, i thërrasim të gjitha palët për qetësi dhe përmbajtje. Ndërkohë thërrasim bashkësinë ndërkombëtare që të ndërhyjë dhe që të bëhet një hetim i pavarur në mënyrë që të gjitha të bëmat atje, sidomos në raport me civilët, me fëmijët, gratë, të bëhet publike dhe të jenë të dhëna të sakta dhe të pavarura”, tha Kadaj-Bujupi, raporton RTK.